Agushi premton trafik urban dhe largim të qenëve endacak në Gjilan

Kandidati i Bashkimi për Ndryshim Anamorava (BPNA) për kryetar të komunës së Gjilanit, Isa Agushi në debatin zgjedhor të RTV21 ka ndarë disa nga shtyllat e tij qeverisëse për 4 vitet e ardhshme.

“Ne kemi disa shtylla të programit tonë, arsimin, shëndetësinë, insfrastrukturën ne kemi paraparë që në mandatin tonë, tre mujorin e parë do t’i largojmë qenët endacak nga Gjilani përfundimisht. Kemi paraparë që stadiumin që ta përfundojmë, impiantet e ujërave të zeza, kemi paraparë që të mos kemi problem me ujë të pijshëm që po na përcjell me dekada ky problem”, tha ai.

Ai për trafikun në Gjilan premtoi se do të bëjë trafikun urban me 6 autobusë elektrik, me parkingje nëntokësore në hyrje dhe dalje të qytetit duke shtuar se këta autobus do të jenë gratis për qytetarët për dy vite. /21Media

Back to top button