Ahmetaj: Qeveria po dëshiron konfrontim midis Policisë së Kosovës dhe KFOR-it

Punimet në urën e Ibrit në kuadër të një plani të Qeverisë për hapjen e urës për qarkullimin e automjeteve kanë vazhduar edhe gjatë ditës së enjte. Përfaqësuesit e partisë në pushtet thonë se për urën nuk duhet të bisedohet në Bruksel. Ndërkohë, opozita konsideron se veprimet populiste të Qeverisë po e rrezikojnë të ardhmen e Kosovës.
Qeveria e Kosovës po vazhdon planin e saj për hapjen e urës së Ibrit dhe gjatë ditës kanë vazhduar punimet në urë, pavarësisht se janë shtuar patrullat e KFOR-it.
Qeveria insiston se ura duhet të hapet edhe pse kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare janë ajo nuk duhet të hapet njëanshëm. Deputeti i partisë në pushtet Vetëvendosje, Driton Hyseni, tha se Qeveria ka bënë punë në aspektin e sigurisë në veri të vendit, siç tha, nuk ka rrezik për ndonjë sulm ndaj forcave të NATO-s që janë në Kosovë.
“Mekanizmat e sigurisë janë duke e bërë punën e vet në veri. Jam kurreshtar të dija se nga kush do të rrezikohen ushtarët e NATO-s. Të tillë element kriminal nuk kanë vend në veri të vendit:, tha hyseni për rtv21.
Veprimet e Qeverisë për hapjen e urës së Ibrit opozita i ka quajtur manovra politike që po e rrezikojnë të ardhmen e Kosovës. Nënkryetarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj, tha se PDK-ja është për hapjen së urës, por duke mos i lënduar raportet me aleatët e Kosovës.
“Secili veprim i cili bëhët i pa balancuar do ti faturohet në dëm të Kosovës dhe qytetarëve. A mund ta paramendoni që një polic i Kosovës të konfrontohet me ushtarëve amerikan shtet ky që ka ndihmuar dhe kontribuar në shtetësinë e Kosovës”, tha ajo për rtv21.
BE-ja ka kërkuar që për urën e Ibrit të diskutohet me Serbinë në kuadër të dialogut në Bruksel. Dhe ndërmjetësi i dialogut Miroslav Lajçak, tha se Bashkimi Evropian nuk ka qenë asnjëherë kundër hapjes së urës për të cilën ka një marrëveshje në Bruksel. Lajçak iu përgjigj edhe pretendimeve të zëvëndëskryeministrit Bislimi i cili tha se BE-ja është duke kërcënuar me vendosjen e masave shtesë ndaj Kosovës po qe se zbatohet marrëveshja e ndërmjetësuar nga vetë ajo.
“BE-ja ka theksuar vazhdimisht se çështja e urës së Mitrovicës duhet të diskutohet në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Pretendimet se BE-ja është kundër hapjes së urës ose ka ndryshuar pozicionin e saj janë çorientuese”, tha Lajçak.
Por, për deputetin e partisë në pushtet Vetëvendosje, Driton Hyseni, me Serbinë nuk ka se çka të diskutohet në Bruksel.
“Veç se janë bërë 10 vite që kur kjo cështje ka qenë në tavolinat e BE-së dhe ka pasur dakordin për hapjen e urës. Pas marrëveshjes së Ohrit nuk mund të kthehemi tek marrëveshjet mëparshme”, tha Hyseni.
Ndërkohë, ish-ministrja e integrimeve Evropiane Mimoza Ahmetaj, vlerëson se veprimet e njëanshme të Qeverisë kanë bërë që aleatët e Kosovës nuk e shohin më si partner Qeverisë.
“Parneriteti që dikur ka qenë me SHBA-të nuk është i njëjti më. Ikja nga tavolina e diskutimeve nuk i zgjidh problemet, përkundrazi çon mesazh se kjo Qeveri po bënë veprime populloste”, tha Ahmetaj.
Përveç SHBA-së dhe BE-së edhe misionet paqeruajtëse në Kosovë KFOR-i dhe EULEX-i kanë kërkuar që për çdo vendim për çështjen e hapje së urës së Ibrti të diskutohet në Bruksel./RTV21/21Media