Ahmeti: “Ballkani i Hapur” nuk imponohet, por vullnetarisht pranohet

 
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti gjatë qëndrimit të tij në Vlorë ka komentuar nismën “Ballkani i Hapur”, përcjell TV21.
Ahmeti thotë se vendet individualisht mund të vendosin nëse kanë dobi dhe nëse do t’i bashkëngjitën nismës.
“Unë mendoj se “Ballkani i Hapur” është një ide të cilës ide mund t’i bashkëngjiten të gjithë ato vende dhe shtete që mendojnë që është në dobi të vendeve të tyre, nuk është ide që imponohet, është ide që vullnetarisht pranohet. Kështu që secili vetëvlerëson a është mirë për vendet përkatëse, a është e dobishme për vendet përkatëse dhe sipas vlerësimit bëhen edhe hapat”, theksoi mes tjerash Ahmeti./21Media

Back to top button