Ahmeti: Çerdhet private nuk hapen e mbyllen nga komunat

 

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, sot ka reaguar pas protestës së Asociacionit të institucioneve parashkollore private, të cilët akuzuan Komunën se nuk po i lejon të punojnë.

Ahmeti përmes një statusi në Facebook ka deklaruar se çerdhet private nuk licencohen, nuk regjistrohen, nuk mbikëqyren dhe nuk hapen e mbyllen nga komunat.

Në këtë kohë pandemie Ahmeti thotë se është përgjegjësi e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Arsimit funksionimi apo mosfunksionimi i tyre, por assesi e komunave.

“Çerdhet private NUK licencohen, nuk regjistrohen, nuk mbikëqyren dhe nuk hapen e mbyllen nga komunat. Meqenëse kjo kompetencë është mbajt në ministri të Arsimit. Pra një çerdhe private kur hapet, regjistrohet si biznes ne ARBK – nivel qendror, aplikojnë për licencë në Ministri të Arsimit dhe gjatë funksionimit nuk I raportojnë komunës, nuk mbikqyren si institucion dhe në fakt edhe zyrtarisht nuk kemi lista të tyre. Si të tilla, ato nuk mund të mbyllen nga Komuna.”, ka shkruar Ahmeti ndër të tjera.

Sipas Ahmetit, çerdhet publike dhe ato me bazë në komunitet do të hapen me 10 gusht (me përjashtime sipas rrethanave) me protokolin e vecantë të hartuar nga komuna.

“a. Çdo prind duhet të raportojë për gjendjen në familje, për anëtarë të familjes të testuar, me dyshime dhe të testuar. Fëmijët me temperaturë nuk do të lejohen në cerdhe. Ata që shkelin këto rregulla do të çregjistrohen nga çerdhja.

b. Skenaret e veçanta për raste të konfirmuara positive prej mbylljes së klases e deri te mbyllja e çerdhes

c. Edukatoret e klasëve do të ndahen dhe do të qëndrojnë në klasë të veta pa kontakte me klaset e tjera. Ushqimi do të shërbehet nëpër klasa e jo në kantinen e përbashkët

d. Çerdhet do të dezinfektohen para hapjes dhe po ashtu edukatoret e cerdheve do të testohen me testet serologjike për të izoluar rastet që mund të jenë positive me virus.

Për të gjitha këto çerdhet do t’i marrin detajet, ndërsa prindërit do të informohen nga çerdhja e tyre.”, ka shkruar më tutje Ahmeti në facebook.

Back to top button