Ahmeti kujton Astrit Deharin
Në 6 mujorin e vdekjes së aktivistit të VV, Ahmeti e ka kujtur atë
I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kujtuar ish-aktivistin e VV-së, Astrit Dehari i cili kishte vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
“6 muaj nga ndarja nga jeta e Astrit Deharit dhe ende nuk është zbuluar e vërteta rreth vdekjes së hershme të tij. Ne nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për të”, ka shkruar Ahmeti.
Aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari, 26 vjeç, kishte vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor. Ai po mbahej në paraburgim nën dyshimet për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës, i cilësuar si akt terrorist./21Media