Ahmeti: Me zemër në Strasburg, padrejtësia ndaj UÇK-së duhet të marrë fund

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për protestën e paralajmëruar sot në Strasburg, protestë që, sipas tij, ngrihet kundër një padrejtësie historike që po i bëhet UÇK-së dhe popullit shqiptar.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ahmeti u shpreh se padrejtësia duhet të merr fund menjëherë.
“Sot me mendje e me zemër jam pranë bashkëkombasve që do të protestojnë në Strasburg, aty ku filloi padrejtësia e madhe ndaj UÇK-së dhe popullit shqiptar, para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Kjo gjykatë nuk po gjykon mbi atë për të cilën u themelua, por po gjykon mbi shpifjet e Serbisë të sajuara nga Rusia. Hashimi, Kadriu, Rexhepi, Jakupi dhe të tjerët janë aleatë të
dhe
dhe vendin e kanë në Kosovë
. Pafajësia e tyre u konfirmua nga miqtë tanë amerikan e europian në Hagë, prandaj, lironi djemtë tanë! Padrejtësia duhet të merr fund menjëherë, i gjithë populli shqiptar është në këmbë për drejtësi për shenjtërinë e luftës sonë çlirimtare”, ka shkruar Ahmeti. /21Media