Ahmeti: Nuk e kuptoj propozimin e Thaçit
I ftuar në emisionin “Argument Plus” ishte kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti
Duke biseduar për propozimet e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit për kufijtë, ku janë përmendur fjalët korrigjim, ndryshim, shkëmbim, korrigjim i lehtë, bashkangjitje e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, Ahmeti deklaroi se nuk e kupton propozimin e presidentit Hashim Thaçi.
Ai shtoi se ka dallim mes demarkimit dhe korrigjimit të kufirit, pasi demarkimi është proces teknik, dhe nënkupton vendosjen e vijave kufitare sipas visë si është shpallur territori gjatë shpalljes së pavarësisë, e delimitimi është koncept tjetër, ndarje politike e sovraniteteve mes dy shteteve.
Ai shton se një temë e delimitimit dhe ndryshimit nuk është përmendur në Bruksel, e nëse kjo është një temë që kërkohet nga Serbia, atëherë pse është presidenti Thaçi i pari që e hap këtë temë?!/21Media