Ahmeti paralajmëron: Pa menaxhim energjetik, asnjë investim nuk do të bëhet në Kosovë

Kushtrim Ahmeti nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës ka deklaruar për Click në RTV21 se investitorët po largohen nga Kosova për shkak të situatës së rënduar në vend, duke përmendur keqmenaxhimin e rrjetit energjetik si një nga faktorët kryesorë.
Ahmeti ka theksuar se kompanitë janë të detyruara të ulin numrin e të punësuarve, eksportin dhe të heqin dorë nga investimet në Kosovë, pasi kush ka mundësi po kërkon të investojë jashtë vendit.
“Deri tani, kemi një rrjet energjetik që po shihet se është në kolaps. Kjo tregon qartë se si institucionet dhe aktorët e energjisë po e menaxhojnë këtë sektor,” tha Ahmeti.
Ai ka paralajmëruar se mungesa e interesit për investime dhe menaxhimi i dobët i energjisë mund të ndikojë negativisht në ekonominë dhe punësimin në vend./RTV21/21Media