Ahmeti: Sot Kosova zgjohet me shpresë!

Shpend Ahmeti falënderon qytetarët

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, sot ka falënderuar të gjithë aktivistët që për 12 vite sipas tij nuk u ndalën së kërkuari dinjitet.

“Falemnderit qytetarëve për gjithë mbështetjen e jashtëzakonshme nëpër gjithë Kosovën. Falemnderit Prishtinë që i prive ndryshimeve para katër viteve dhe që na mbështete në çdo betejë dhe dje prapë tregove vendosmëri me këtë rritje kaq të madhe për VV”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”.
Ai shtoi se festim më të bukur të përvjetorit të çlirimit nuk do të mund të kishte.

Nga 90.04 përqind të votave të numëruara deri më tani nga Komisioni Qendror Zgjedhor, koalicioni PDK-AAK-Nisma vazhdon të prijë me 34.66 përqind të votave, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka kaluar në vendin e dytë me 26.58 përqind, duke dërguar në vendin e tretë koalicionin LDK-AKR-Alternativa që tash ka 25.83 për qind/21Media

Back to top button