Ahmeti uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Edi, vijo rrugën drejt pajtimit dhe integrimit

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka uruar Edi Ramën për fitore në zgjedhjet parlamentare, duke thënë se nuk kishte mënyrë më të mirë se sa ta shpallësh fitoren e Shqipërisë Europiane nga sheshi i kryeheroit Gjergj Kastrioti Skenderbeu, me pjesëmarrjen e të gjithë krerëve të shteteve europiane në Tiranë.
Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti i kërkon Ramës të vijoi rrugën drejt pajtimit dhe integrimit sepse thotë se në hasmëri shekullore nuk jetohet.
“Rajonit i duhet pajtim dhe integrim. Mua më ke pas, të ta hap rrugën e të ta ruaj shpinën”, ka shkruar Ahmeti.