Ahtisaari diagnostikohet me Alzheimer, tërhiqet nga aktivitetet publike

Ish-ndërmjetësuesi kryesor i Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe ish-presidenti finlandez, Martti Ahtisaari, (1937) ka hequr dorë nga të gjitha aktivitetet publike për shkak të sëmundjes.
Zyra e Presidentit të Republikës tha të enjten se Ahtisaari vuan nga sëmundja e Alzheimerit. Për shkak të sëmundjes së avancuar të kujtesës, ai merr mbështetje për jetën e përditshme në shtëpi dhe herë pas here kalon periudha të trajtimit në një shtëpi të të moshuarve, transmeton rtv21.tv.
Djali i Martti Ahtisaarit, Marko Ahtisaari postoi një përditësim të shkurtër mbi gjendjen shëndetësore të babait të tij në Twitter./21Media

Back to top button