AIP bën thirrje prindërve që të vendosin masa kontrolle ndaj fëmijëve që përdorin rrjetet sociale

Agjencia për Informim dhe Privatësi në një përgjigje për portalin rtv21.tv, në lidhje me sfidat e fundit të fëmijëve nga rrjetet sociale  ka thënë se të gjitha rrjetet sociale që gjejnë përdorim pa kontrollë nga prindërit janë të rrezikshme.

AIP apelon të gjithë prindërit të vendosin masa kontrolluese ndaj fëmijëve për përdorimin e rrjeteve sociale.

“Të gjitha rrjetet sociale të cilët përdoren nga fëmijët pa kontrollin e duhur prindëror janë të rrezikshme. Agjencia në vazhdimësi ka bërë thirrje ndaj prindërve që të vendosin masa kontrolluese ndaj fëmijëve për përdorimin e rrjeteve sociale”, thuhet nga AIP për portalin rtv21.tv

Sa i përket fushatave dhe videove ndërgjegjësusese, nga AIP thuhet se në bashkëpunim me organizatën Terre Des Homes ka zhvilluar trajnime për mësimdhënës për mbrojte të të dhënave personale të fëmijëve. /21Media

Back to top button