Ajaxi ia vjedh nga duart West Hamit yllin e Cityt

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Ajaxi është shumë afër që t’ia vjedh nga duart West Hamit transferimin e yllit të Manchester Cityt, Carlos Borges.

Borges ishte shumë pranë kalimit te West Hami, por që tani ka zgjedhur që t’i bashkohet Ajaxit.

Akordi verbal mes Ajaxit dhe Borges është arritur. Borges do të arrijë në Amsterdam për testet mjekësore së shpejti.

West Hami ishte shumë afër marrëveshjes, por që Ajaxi hyri në garë dhe e bindi lojtarin që t’i bashkohej.

Back to top button