Ajri më i pastër në Prishtinë, Ahmeti tregon masat që u ndërmorrën

Ahmeti ka thënë se ndotja duhet të luftohet gjatë gjithë vitit

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se dallimi kryesor i situatës prej mbrëmë deri sot janë parametrat e shtypjes atmosferike dhe lagështisë,  të cilat i mbajnë grimcat e ndotjes në lartësi të ulët të cilat e bëjnë të vështirë frymëmarrjen.

Në një postim në Facebook, Ahmeti ka shkruar se ndotja duhet të luftohet gjatë gjithë vitit dhe është politikë afatgjate.

Ndotja duhet të luftohet gjtaë gjithë vitit dhe është politikë afatgjate, dhe nga viti I kaluar janë ndërmarr këto masa

1. Zgjidhja afatgjate për përdorimin e qymyrit për ngrohje është ngrohja qendrore dhe kogjenerimi. Kjo mund të bëhet me dyfishimin e kapaciteteve të kogjenerimit në KEK. Kosto e instalimit të pajisjeve -24.8 milion euro dhe vendimi politik. Pastaj vjen edhe kosto e zgjerimit të rrjetit në dhjetëra miliona euro. Momentalisht Termokos është në process të tenderimit të zgjerimit të rrjetit actual dhe kapaciteteve aktuale. BE ka zotuar edhe 13 milion për dyfishimin e kapaciteteve. Me vullnet politik dhe financim brenda 5 – 7 viteve do të mund të kyqet krejt qyteti në rrjet.

2. Investime në transportin publik dhe mbyllje graduale e disa rrugëve në qendër. Janë investuar mbi 11 milion euro në transport publik por kjo nuk mjafton. Tani kalojmë në fazen e investimeve në sektorin privat.

3. Investime në eficiencë të energjisë. Tani kemi ndërruar më shumë se gjysmen e ndricimit publik në LED dhe do të vazhdojmë edhe më tutje. Së shpejti nënshkruajmë fazen e dyte të investimeve në n;dërtesat publike për të zvogëluar konsumin e energjisë elektrike.

4. Kemi bërë investimet nëpër shkolla dhe institucione tjera dhe më nuk ka institucione që ngrohen me qymyr.

5. Rritja e hapësirave të gjelbërta – kemi shtuar numrin e drunjve që mbjellim për cdo vjet në 7 mijë. Po investojmë nëpër parqe për të shtuar edhe më tutje hapësirat.”, ka shkruar Haradinaj.

Ndërkaq, ka shtuar se edhe te niveli qendror duhet të ketë edhe më tutje investime në filterët e disa prej gjeneratorëve të KEK-ut.

“Niveli qendror – Duhet të ketë edhe më tutje investime në filterët e disa prej gjeneratorëve në KEK. Sivjet për here të pare është ndaluar dhënia falas e qymyrit për punëtorët e KEK. Duhet të sigurohen investime për të ndaluar ngrohjen me qymyr në institucionet shkollore në gjithë teritorrin e Republikës. Duhet që as mos të na shkojë mendja në importimin e veturave më të vjetra se 10 vite. Për shtypje atmosferike e lagështi nuk kemi cka bëjmë por për tjerat janë zgjedhje e vendime që ne si qytetarë I marrim gjatë gjithë vitit.”, ka shkruar kreu i Prishtinës.

Prishtina po përballet me ajrin e ndotur. Me 30 nëntor, sipas matjeve të cilësisë së ajrit nga matësit e Ambasadës Amerikane në Prishtinë në ora 20:00, cilësia e ajrit doli të jetë në shkallën 259, shumë i dëmshëm./21Media

Back to top button