Akademia e çmimeve ”Oscars” reagon ndaj skandalit të Will Smith

Mbrëmë, sktori Will Smith e çmendi botën kur e goditi në fytyrë komedianin, Chris Rock.
Ky skandal i tij ndodhi pasi komediani bëri shaka me kokën e rruar të bashkëshortes së Smithit, Jada Pinkett.
Në vitin 2018, Pinkett Smith zbuloi se ajo ishte diagnostikuar me alopecia, një gjendje që shkakton rënien e flokëve.
Në lidhje me veprimin e Smith ka reaguar Akademia e çmimeve ”Oscars”, e cila ka thënë se nuk e pranojnë dhunën në asnjë formë.
”Akademia nuk e pranon dhunën e asnjë forme. Sonte kemi kënaqësinë të festojmë fituesit tanë të 94-të të çmimeve Oscar, të cilët meritojnë këtë moment njohjeje nga bashkëmoshatarët e tyre dhe dashamirësit e filmit në mbarë botën”, thuhet në njoftimin e Akademisë./21Media

Back to top button