Akademia Olimpike e KOK-ut bëhet anëtare e Akademisë Olimpike Ndërkombëtare
Akademia Olimpike e Komitetit Olimpik të Kosovës, është bërë anëtare me të drejta të plota në Akademinë Olimpike Ndërkombëtare (IOA), ka njoftuar faqja zyrtare në Facebook.
Sipas njoftimit, KOK kishte aplikuar për anëtarësim muajin e kaluar, ndërsa konfirmimi zyrtar ka ardhur sot, me përfshirjen e Kosovës në mesin e të gjitha Akademive tjera Olimpike Kombëtare.
“Është ky një hap tjetër drejt zhvillimit të mëtutjeshëm të Akademisë Olimpike, e cila u themelua nga KOK-u vetëm muaj më parë. Qëllimi i Akademisë Olimpike të Kosovës është të promovojë vlerat olimpike dhe shpirtin olimpik në Kosovë, me fokus të veçantë edukimin e stafit profesional në fushën e sportit”, thuhet në njoftim./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?