Akademia Oscars nis shqyrtimin e incidentit të Will Smith

Akademia amerikane e Filmit, Oscars, ka thënë se dënon veprimin e aktorit Will Smith, i cili ka goditur me shuplakë komedianin Chris Rock gjatë ceremonisë së ndarjes së Çmimeve Oscars.
Në lidhje me këtë Akademia ka nisur shqyrtim zyrtar të incidentit.
“Ne kemi filluar zyrtarisht një shqyrtim zyrtar rreth incidentit dhe do të shqyrtojmë veprimet dhe pasojat e mëtejshme në përputhje me aktet tona nënligjore, standardet e sjelljes dhe ligjin e Kalifornisë”, thuhet në njoftim.

Smith, i cili fitoi Oscarin për aktorin më të mirë më vonë gjatë natës, iu përgjigj një shakaje në lidhje me gruan e tij duke u ngjitur në skenë dhe duke goditur Rock. Gjatë prezantimit të çmimit për filmin më të mirë dokumentar, Rock tha se ishte i emocionuar që Jada Pinkett Smith të luante në “GI Jane 2”, duke iu referuar kokës së saj të rruar.

Në vitin 2018, Pinkett Smith zbuloi se ajo ishte diagnostikuar me alopecia, një gjendje që shkakton rënien e flokëve./21Media

Back to top button