AKB: 57% të qytetarëve të Kosovës do të shkojnë në pushime , gjysma e tyre paratë i sigurojnë me kredi ose borxh

57% të qytetarëve të Kosovës do shkojnë në pushime verore. Kështu bëhet e ditur në gjetjet e studimit e sa qytetar të Kosovës do të shkojnë këtë vit në pushime verore hulumtues të Aleancës Kosovare të Bizneseve.
Sipas këtij studimi 24% as që kanë në plan pushimin veror, 13% ndoshta kurse 6% nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje.
Ne pyetjen tjetër ku do i marrin paratë për pushime, rezulton se 40% nga kursimet, 30% nga kreditë, 25% nga huazimet, 5% nuk janë përgjigj.
Kryetari iAKB-së, Agim Shahini ka deklaruar se nga ky hulumtim mund të konstatohet se të vetëm 57% e qytetarëve të Kosovës e kane mundësinë të shkojnë në pushime, kurse 43% nuk e kanë këtë mundësi për pushime edhe pse kanë nevojë, kurse nga 57% që e kane këtë mundësi 55% e tyre shkojnë me paratë nga burimet e borxhit dhe huazimet.
AKB paralajmëruar në ditët në vijim do të publikohet pjesa e dytë e hulmutimit se ku po shkojnë për pushime kosovarët në Verën 2024 dhe sa para do i harxhojnë./21Media