AKB: Mbi 1 mijë e 500 biznese u mbyllën këtë vitë në Kosovë

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka bërë një studim të Trendit të ndërmarrësisë për vitin 2024 të hapjes dhe mbylljes së bizneseve në Kosovë në periudhën 01 janar-15 dhjetor 2024
Sipas këtij studimi janë hapur rreth 11 mijë e 500 biznese të reja por janë mbyllur mbi 1500 biznese aktive që ishin ndër vite.
Agim Shahini kryetar i AKB-ës thotë se ky trend vazhdon të jetë i njëjtë që nga viti 2021 i hapjes dhe mbylljes së bizneseve në Kosovë.
“Kosovarët kanë iniciativa për të hapur biznese por jo të gjithë kanë suksese, qeveria duhet ti mbështet më shumë këto iniciativa dhe të fal ndëshkime e gjoba të cilat janë të lartë Kosovë”.
“Mbi 1500 biznese mbyllën këtë vitë në Kosovë. AKB ka bërë një studim të Trendit të ndërmarrësis për vitin 2024 të hapjes dhe mbylljes së bizneseve në Kosovë në periudhën 01 janar-15 dhjetor 2024. Sipas këtij studimi janë hapur rreth 11500 biznese të reja por janë mbyllur mbi 1500 biznese aktive që ishin ndër vite. Arsyet e mbylljes ishin të ndryshme: Humbja e fuqisë konkuruese,kreditë dhe shërbimet bankare të shtrejta,konkurenca jo e drejtë, mos qasje në tendere publike,tatimet dhe dënime të larta, pengesa në marrje të lejeve dhe licencave të punës në ndërtimtari,mos mbështetje nga qeveria qëndrore dhe lokale,burokraci dhe korrupsioni në grante. Agim Shahini Kryetar i AKB-ës thot se ky trend vazhdon të jetë i njëjtë që nga viti 2021 i hapjes dhe mbylljes së bizneseve në Kosovë. Kosovarët kanë iniciativa për të hapur biznese por jo të gjithë kanë suksese, qeveria duhet ti mbështet më shumë këto iniciativa dhe të fal ndëshkime e gjoba të cilat janë të lartë Kosovë”, ka shkruar AKB në Facebook. /21Media