Akgjykimi për rastin Banjska, prokurori: Do të kërkojmë arrestimin e të tjerëve përmes Interpolit

(Lajm i përditësuar)


Prokurori Abazi pas aktgjykimit për rastin Banjska: Do të kërkojmë arrestimin e të tjerëve përmes Interpolit

Pas shpalljes së aktgjykimit ndaj tre të dënuarve për sulmin terrorist në Banjskë, ka reaguar prokurori special i rastit, Naim Abazi.

Ai ka deklaruar se aktgjykimi i sotëm jep sinjal të qartë se të gjithë personat e përfshirë në këtë sulm do të marrin dënimin e merituar.

Sipas Abazit, institucionet e drejtësisë nuk do të ndalen vetëm me këtë vendim, derisa shtoi se përmes bashkëpunimit ndërkombëtar dhe Interpolit do të kërkohet arrestimi edhe i pjesëtarëve të tjerë që ndodhen në arrati.

“Përmes ndihmës ndërkombëtare dhe Interpolit do të kërkojmë arrestimin edhe të pjesëtarëve të tjerë. Të gjithë ata që kanë urdhëruar, financuar dhe koordinuar sulmin do të përgjigjen para organeve të drejtësisë”, tha prokurori para mediave.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi me burgim të përjetshëm Bllagoje Spasojeviqin dhe Vlladimir Toliqin, ndërsa Dushan Maksimoviq u dënua me 30 vite burgim për sulmin terrorist të vitit 2023 në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy zyrtarë policorë.


Vlladimir Tolliq dhe Bllagoje Spasojeviq dënohen me burgim të përjetshëm

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka shpallur fajtor dënuar me burgim të përjetshëm tre të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë, ku u vra heroi Afrim Bunjaku.

Aktgjykimi u shpall ndaj Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Makismoviq nga kryetari i trupit gjykues, Ngadhnjim Arni.

Të tre janë në mesin e 42 personave të akuzuar për këtë rast.

Shpalljen e aktgjykimit e ka bërë Kryetari i trupit gjykues, Ngadhnjim Arrni, në përbërje me anëtarët Rrahman Beqiri dhe Donikë Shala-Abdyli.


Në Gjykatën Themelore të Prishtinës nga ora 15:00 do të shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”

Në prag të shpalljes së vendimit për sulmin terrorist të 24 shtatorit të vitit 2023, vërehet një interesim i madh i mediave ku sallla shihet e mbushur plotë.

Atje po qëndron ekipi i RTV21 ku do ju mbaj të informuar për më të rejat.

Back to top button