Akid dhe Aiden, bebet e para të vitit 2022
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Qeverinë e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se dy djemë janë fëmijët e parë që kanë ardhur në jetë në vitin 2022.
Bebja e parë quhet Akid dhe është lindur në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, si dhe Aiden, i cili është lindur në maternitetin “Koço Gliozheni”.
Mirë se erdhe AKID. Fëmija i parë i vitit 2022 është djalë, që lindi shëndosh e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në orën 12:00. Është djalë edhe bebi i parë që erdhi në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni”, 1 minutë pas ndërrimit të viteve. Jetë të gjatë e paçi këmbën e mbarë Akid & Aiden”, është shprehur Manastirliu.