​AKP merr në posedim objektet e Jugobankës në Zubin Potok, Zveçan e Leposaviq

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), me asistencë të Policisë së Kosovës, ka marrë në posedim objektet e ndërmarrjes shoqërore Jugobanka, respektivisht filialet në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.

Sipas njoftimit për media, ky aksion është marrë në vazhdën e vendosjes së ligjshmërisë dhe administrimit të ligjshëm të aseteve në pronësi shoqërore.

Këto asete kanë qenë duke u shfrytëzuar në mënyrë ilegale nga Banka Posta Kursimore e Serbisë deri më datë 20 maj 2024, kur institucionet kompetente të Kosovës kanë mbyllur këto njësi të të ashtuquajturës Bankë Postare e Kursimeve.

“AKP falënderon Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera relevante për asistimin dhe mundësimin e zbatimit të mandatit ligjor në të gjithë territorin e Kosovës.”, thuhet në njoftim.

Back to top button