Akrobatja Nicole Smith-Ludvik sërish qëndron mbi Burj Khalifa

 
Akrobatja e guximshme britanike, Nicole Smith-Ludvik, e cila njëherësh është yll i medieve sociale, edhe një herë qëndroi mbi ndërtesën më të lartë në botë.
Ajo qëndroi mbi Burj Khalifa në Dubai, lartësia e të cilës arrin në 829.8 metra.
Duke mbajtur në duar një radhë pankartash, me shkrime të inspiruara nga dashuria, Nicole me shaka tha se ende është atje, mbi ndërtesë.
Pak momente më vonë, pranë saj kaloi aeroplani vigan Emirates A380 Airbus, që është aeroplani më i madh për kalimtarë në botë.
Reklama, aeroplani A380, i cili kaloi pranë stjuardesës, është nga linja ajrore e Emirateve. Qëllimi i këtij aeroplani ishte që të inkurajojë të gjithë ata që e shohin, që të fluturojnë me aeroplanin ikonik Emirates A380 për në ekspozitën botërore në Dubai.
Qëndrimin e akrobates (stjuardezës) Ludvik mbi Burj Khalifa e mundësoi Ekspozita Dubai 2020, e cila u hap në tetorin e vitit të kaluar, e që do të përmbyllet me 31 mars 2022.
Në këtë ekspozitë po marrin pjesë 192 vende, të cilat promovojnë kulturën e tyre, bashkë me risi nga teknologjia.
Rreth qëndrimit mbi ndërtesën më të lartë në botë të Ludvik ka pasur shumë fjalë në lidhje me atë se si është realizuar videoja. Për këtë, kjo linjë ajrore ka lansuar edhe një video ku shihet Ludvik bashkë me pilotë duke u munduar që të realizojnë këtë sfidë, të cilën edhe ia dalin me sukses. Tërë kjo ishte punë me rrezik të madh, pasi që veç sfidës së Ludvik, për të realizuar një pamje të mirë të aeroplanit është dashur që ai të fluturojë me shpejtësi shumë më të vogël se që është projektuar, për 11 herë. Kjo paraqet rrezik për një aeroplan i cili është projektuar të fluturojë me shpejtësi të madhe, deri në 965 km në orë.
Ndërkaq edhe Ludvik është dashur të qëndrojë mbi Burj Khalifa me orë të tëra derisa është xhiruar e tërë videoja.
Një zëdhënës i Emirates Airlines me këtë rast për Gulf Today ka thënë se xhrimet mbi Burj Khalifa janë të vërteta. Ai ka konfirmuar se ishin marrë masat e duhura për xhirimet./21Media
https://www.youtube.com/watch?v=ZK4uFf9JdWE

Back to top button