Aksident i katërfishtë në Durrës, 10 të lënduar, mes tyre fëmijë

Një aksident i katërfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e “plepave” në Durrës, në Shqipëri.
Mësohet se 10 persona kanë mbetur të lënduar, mes tyre edhe fëmijë.
Një grua që ndodhej në një prej automjeteve, ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia ndodhet në vendngjarje./vizionplus.tv