Aksident i rëndë komunikacioni, humb jetën një 32-vjeçar
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër të Shqipërisë, ku një 32-vjeçar ka humbur jetën.
Policia ka bërë të ditur se rreth orës 21:10, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në afërsi të fshatit Kakavije, automjeti tip “Benz “, me drejtues shtetasin I. M., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, është përplasur me automjetin tip zetor, me drejtues shtetasin Ll. Ç., 32 vjeç, banues në fshatin Kakavijë, Gjirokastër.
Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i zetorit, si dhe është dëmtuar drejtuesi i automjetit “Benz”, shtetasi I. M., i cili u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për ndriçimin e shkaqeve të aksidentit./oranews