Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, vdiq një person

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar, si pasojë e një aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova” në afërsi të Suharekës.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
“Sot rreth orës 13:20, Policia ka pranuar informatën lidhur me një aksident të rëndë të shkaktuar në autostradën “Ibrahim Rugova” ku dyshohet se ishin të përfshira dy automjete. Policia ka arrit në vendin e aksidentit, në afërsi të Suharekës, kilometri i 24 drejtimi për Prishtinë. Sipas informatave fillestare ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e një personi, përderisa tre persona tjere janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Hoxhaj.
Ekipet relevante janë në vendin e ngjarjes, përderisa njësitet kompetente policore janë duke kryer hetime lidhur me shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./21Media

Back to top button