Aksident i rëndë në Dollc, ka të lënduar

 

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në komunikacion i cili ka ndodhur sot rreth orës 12:19 në fshatin Dollc të Klinës.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka thënë se 3 nga të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa një është dërguar në QKUK.

“Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit, automjetet janë përfshirë nga zjarri”, ka thënë Gashi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i zjarrfikësve dhe policia./21Media

Back to top button