Aksident i rëndë në Gjilan mes dy motoçikletave, vdiq një person

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Livoç të Gjilant mes dy motoçikletave, ku si pasojë e lëndimeve një person ka vdekur, e dy të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Këtë për media e ka konfirmuar nga Policia Ismet Hashani, i cili ka bërë të ditur se, të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ku njëri nga ta, sipas raportit të mjekëve është dërguar pa shenja jete.

Kurse, për dy të lënduarit e tjerë, me lëndime të rënda, policia bën të ditur se njëri është në spitalin e Gjilanit, kurse tjetri është dërguar në QKUK.

Back to top button