Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksident i rëndë në Kçiq, 6 persona dërgohen në spital

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Kçiq i Madh.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

Ai ka thënë se në këtë aksident janë të përfshira tri automjete.

“Sot pas orës 08:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë saktësisht në fshatin Kçiq i Madh është pranuar njoftimi në polici se ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë të përfshira tri automjete me targa vendore ku si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar gjashtë persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës”, ka thënë Prekazi./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button