Aksident i rëndë në Loxhë të Pejës, humb jetën një grua

Një grua ka vdekur mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti të ndodhur në fshatin Loxhë të Pejës.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova shtoi se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, kurse të lënduar kanë mbetur edhe dy persona.

“Sot rreth orës 07:50 Policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Loxhë të Pejës, ku të përfshira janë dy vetura dhe si pasojë, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, janë edhe dy persona të lënduar, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Nga ekipi mjekësor është konstatuar se njëra nga të aksidentuarat nuk ka mundur t’i përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë”, tha Rugova./21Media

Back to top button