Aksident i rëndë në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 00:15 në rrugën, Bill Clinton në Prishtinë.
Për portalin rtv21.tv këtë e ka konfimuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka treguar se në aksident ishin të përfshira dy vetura.
“Sot rreth orës 00:15, në rrugën Bill Clinton në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar gjashtë persona”, ka thënë Ahmeti.
RTV21 ka siguruar pamje nga ky aksident./21Media 

Back to top button