Aksident i rëndë në Prishtinë, një person humb jetën

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti ndërmjet një veture dhe një motoçiklete në rrugën “Edmond Hoxha” në Prishtinë.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën se në rrugën “Edmond Hoxha” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motoçikletës, ka humbur jetën”, ka thënë Pllana.
Ai tha se ekipet e mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes kanë konstatuar, se viktima, mashkull, është pa shenja jete.
Njësia e Trafikut të Kryeqytetit ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti./21Media