Aksident komunikacioni, 8 të lënduar

Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në Lupç të Podujevës.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 12:00 në fshatin Lupç të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete”, ka thënë Ahmeti.
Personat e lënduar kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Ndërsa, njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për ndriçimin e shkaqeve të këtij aksidenti./21Media

Back to top button