Aksident komunikacioni gjatë natës, humb jetën një person

Një 54 vjeçar ka humbur jetën në Shkodër pasi motiçikleta me të cilën po udhëtonte doli nga rruga.

“Më datë 08.04.2023, rreth orës 22:20, në aksin rrugor Shkodër- Velipojë shtetasi Z. L., 54 vjeç, banues në fshatin Gomsige e Re, Velipojë duke drejtuar motomjetin e tij pa targa, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë drejtuesi i motomjetit shtetasi Z.L, ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimine Policisë.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Back to top button