Aksident komunikacioni, humb jetën një 27-vjeçar

Një 27 vjeçar shqiptar ka vdekur në një aksident në Greqi.
Shqiptari e humbi kontrollin mbi veturën e tij duke u rrokullisur me veturë.
Sipas mediave greke, përplasja ishte aq e fortë sa kjo e shkaktoi hedhjen e të riut nga vetura.
Në vendin e ngjarjes dolën menjëherë, policia, ambulanca dhe zjarrfikësit, por shqiptari nuk mbijetoi.
27-vjeçari banonte që disa vjet në Mykonos.