Aksident me fatalitet, i dyshuari iku nga vendi i ngjarjes

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:46 në Veternik të Prishtinës.
Policia e Kosovës ka njoftuar se një i dyshuar i panjohur derisa ka qenë duke lëvizur me veturë me targa lokale ka goditur motoqkletën që drejtohej nga viktima dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Si pasojë e aksidentit viktima ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./21Media

Back to top button