Aksident me fatalitet në autostradë

Një grua ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në autostradën “Arbën Xhaferi” në kilometrin e 5-të Prishtinë-Lipjan.
Rasti ka ndodhur të enjten, rreth orës 14:00.
Sipas Policisë, viktima me veturën e saj është aksidentuar dhe ka goditur shtyllën e urës e cila ndodhet në autostradë. Si pasojë ngasësi ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Por, për shkak të lëndimeve të marra viktima ka ndërruar jetë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi./21Media

Back to top button