Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksident me fatalitet në Ferizaj

Një burrë ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të hënën në fshatin Prelez i Muhaxherëve në Ferizaj.

Policia përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se viktima ka vdekur si pasojë e lëndimeve pasi që është goditur nga një veturë në lëvizje.

“Një mashkull kosovar (këmbësor), ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi është qëlluar nga një veturë në lëvizje që drejtohej nga i dyshuari kosovar”, thuhet në raportin 24-orësh.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button