Aksident me fatalitet në Kaçanik
Një burrë ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në orët e para të së shtunës në Kaçanik.
Sipas Policisë viktima ishte pasagjer në veturën e aksidentuar.
“Një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një femër kosovare si pasoj e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës ka dal nga rruga dhe është përplasur në anësoret e rrugës. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse ka pësuar një mashkull kosovar – pasagjer në veturë”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për autopsi./21Media