Aksident me fatalitet në Klinë, Policia jep detaje

Një aksident me fatalitet ka ndodhur këtë të diel në Volljagë të Klinës.

Zëdhënësi i policisë, Fadil Gashi për portalin rtv21.tv ka thënë se fillimisht në Qendrën Mjekësore Familjare është paraqitur një i lënduar duke kërkuar ndihmë mjekësore, ku i njëjti ka bërë të ditur se ka qenë i përfshirë në një aksident.

“Një i lënduar është paraqitur në QMF në Volljakë të Klinës mëngjesin e sotëm. Mjeku kujdestar ka njoftuar policinë se personi i lënduar ka raportuar se ka qenë i përfshirë në një aksident. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe mjeku kujdestar, ku i njëjti ka konstatuar vdekjen e një personi të gjetur në veturë”, konfirmoi Gashi për rtv21.tv.

Ai theksoi se i lënduari pas trajtimit në Emergjencën e Pejës, është liruar për në shtëpi.

Policia është duke punuar në zbardhjen e rrethanave që kanë shkaktuar këtë aksident.

Back to top button