Aksident me fatalitet në Komoran

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti ndërmjet dy veturave dhe një motoçiklete.
Aksidenti ka ndodhur të dielën rreth orës 13:30 në rrugën “Nazmi Gashi ” në Komoran, ka bërë zëdhënësja e policisë rajonale për Prishtinë Flora Ahmeti.
“Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, një motoçikletë dhe dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar motoçiklisti, i cili nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.
Policia ka nisur hetimet për ndriçimin e rrethanave që kanë çuar deri tek aksidenti.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?