Aksident me fatalitet në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në rrugën magjistrale, Prishtinë-Ferizaj.

Këtë për portalin rtv21.tv e ka bërë të ditur zëdhënësja e rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona, njëri nga të cilët nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka vdekur”, tha Ahmeti.

Ndërsa bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Tutje Ahmeti tha se rasti po hetohet nga zyrtarët e njësitit të trafikut rajonal. /21Media

Back to top button