Aksident me fatalitet në Malishevë

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti me veturë të dielën në Malishevë.
Sipas raportit ditor të Policisë i dyshuari-drejtuesi kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë, kushteve të rrugës, ka humbur kontrollin mbi veturë duke u vetaksidentuar dhe ka përfunduar jashtë rrugës duke u rrokullisur.
Si pasojë, i njëjti ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./21Media