Aksident me fatalitet në Malishevë, arrestohet i dyshuari

Një aksident me fatalitet ka ndodhur ditën e mërkurë në Malishevë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se një person ka humbur jetën dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Ndërsa tutje sipas këtij njoftimi thuhet se i dyshuari, drejtues i motoçikletës është arrestuar.
“I dyshuari mashkull kosovar, duke drejtuar motoçikletën, dyshohet se nga pakujdesia, ka humbur kontrollin dhe kishte goditur anësorët e metaltë të urës, ku si pasojë viktima mashkull kosovar – pasagjer ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, vdekje e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari- drejtuesi i motoçikletës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?