Aksident me fatalitet në Vushtrri

Një person ka ndërruar jetë në QKUK pas një vetaksidenti në rrugën “Enver Musa” në Vushtrri.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

“Rr. Enver Musa, Vushtrri 12.07.2024-12:55. Raportohet se në QKUK Prishtinë ka ndërruar jetë drejtuesi i veturës, i cili ishte i përfshirë në një vet-aksident më datën 12.07.2024 . Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin ditor të Policisë.

Vetëm gjatë të premtes kanë ndodhur 78 aksidente trafiku. Një me fatalitet, 23 me të lënduar dhe 54 të tjera vetëm me dëme materiale./21Media

Back to top button