Aksident mes autobusit dhe veturës në Lluzhan, lëndohet një person

 
Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në ora 16:40, në magjistralen Podujevë-Prishtinë saktësisht në fshatin në “Lluzhan”. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një autobus dhe një veturë.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Amheti ka njoftuar se personi i lënduar është duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në QMF në Podujevë./21Media

Back to top button