Aksident mes dy veturave në Drajkovc të Shtërpcës, tre të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot në fshatin Drajkovc të Shtërpcës.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se  aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 12:09 në të cilin janë përfshirë dy automjete, njëra me targa vendore, dhe tjetra me targa të huaja.

“Ju njoftojmë se sot, më datë 27.07.2025, rreth orës 12:09, në fshatin Drajkovc, komuna e Shtërpcës, ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë përfshirë dy automjete – njëra me targa vendore, tjetra me targa të huaja. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të stacionit të Shtëprcës, e më pas edhe njësitet e trafikut rajonal dhe ekipet emergjente, të cilat kanë ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore”, ka thënë Veseli. /21Media

Back to top button