Aksident mes dy veturave në Kopiliq të Skenderajt, nëntë persona të lënduar

Nëntë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku i cili ka ndodhur ditën e sotme në rrugën rajonale Skenderaj- Klinë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cila tha se rasti ka ndodhur rreth orës 10:40, ku shtoi se në këtë aksident kanë të përfshira dy vetura.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 10:40 në rrugën rajonale Skenderaj- Klinë, në segmentin rrugor në fshatin  Kopiliq. Në aksident janë përfshirë dy vetura,  përveq dëmeve materiale lëndime kanë pësuar nëntë persona”, ka thënë Zahiti. /21Media

Back to top button