Aksident mes dy veturave në Llapjan të Novobërdës, pesë të lënduar

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksident mes dy automjeteve i cili ka ndodhur pasditën e sotme në fshatin Llabjan të Novobërdës.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka thënë se në këtë aksident përpos personave të lënduar janë shkaktuar edhe dëme materiale tek dy automjetet.

“Një aksident trafiku është raportuar se ka ndodhur sot më 30.08.2026 në orët e pasdites në dalje të fshatit Llabjan në mes të dy automjeteve. Pesë persona që kanë qenë në të dy mjetet janë lënduar lehtë sipas raportit të mjekut, si dhe janë shkaktu dëme materiale në të dy mjetet. Policia e Kosovës njësiti i trafikut rajonal është duke i hetuar rrethanat se si ka ndodhë ky aksident”, tha Hashani. /21Media

Back to top button