Aksident mes dy veturave në Pejë, dy të lënduar

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot në Pejë, ku si pasojë janë dëmtuar edhe dy vetura të tjera që kanë qenë të parkuara.
Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Rugova ka deklaruar se nga rasti janë lënduar dy persona.
“Sot rreth orës 11:50, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën “UÇK” në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura por janë dëmtuar edhe dy vetura të tjera të cilat ishin të parkuara, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar nga hetuesit e aksidenteve”, ka deklaruar Rugova.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?